Flash News

KRYESORE

Mbrojtësi shqiptar kalon në Seria A, e prezantojnë si zvicerian

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti firmosi zyrtarisht dhe prezantohet te skuadra e Beneventos, e cila këtë sezon do të luajë në “Serinë A”.

Mbrojtësi shqiptar, kartonin e të cilit e zotëron Atalanta, kalon te Bemvento në formë huazimi me të drejtë blerjeje. Gjimshiti kalon te Benevento pas një sezoni pozitiv me Avellino-n në “Serie B”, ku ishte i huazuar.

Sipas njoftimit të klubit, transferimi është bërë me formulën e huazimit, me të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të tij. Megjithatë, në njoftim bie në sy fakti se Benevento e prezanton atë si një mbrojtës zviceran dhe jo shqiptar. Në fakt, pasaporta e dyfishtë e lojtarit të përfaqësueses e ndihmon të gjejë hapësira në klub pasi nuk do të jetë në listën e ekstrakomunitarëve.

Të fundit