Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Mbrojtësi Zouma tregon anën e errët të Mourinhos: Më tha je mbeturinë
Mbrojtësi francez, Kurt Zouma, ka luajtur te Chelsea nën drejtimin e teknikut Jose Mourinho. Ai ka folur për mediet duke treguar marrëdhëniet me trajnerin portugez.
“Ai është dikush që e do fitoren. Ai përdor të gjitha mjetet e mundshme për ta arritur atë. Kam ardhur këtu 19 vjeç dhe ai më ka aktivizuar.
"Unë kam qenë në gjendje të kem shanset e mia, kam luajtur ndeshjet e mia. Unë nuk e di se çfarë mendojnë njerëzit e tjerë, të gjithë kemi mendime të ndryshme, por nga ana ime, nuk jam dakord me idenë që Mourinho nuk u jep shans lojtarëve të rinj.
"Nuk e mbaj mend se në cilën ndeshje po luanim, po humbnim 3-1, në transfertë. Të nesërmen, Mourinho më thërret, më çon në zyrën e tij dhe më pyet nëse jam mirë. Unë i thashë po, ai më pyeti nëse isha i sigurt. Unë i thashë po përsëri, ai u përgjigj: 'Sepse ishe totalisht mbeturinë këtë fundjavë.'
"Ashtu, drejtpërdrejt. Më tronditi, por më bëri që të dëshiroja të përgjigjesha menjëherë (në fushë). Mbaj mend që më lëndoi, se më preku. Por vërtet doja t’i tregoja se mund të reagoja në ndeshjen e radhës”, - tha Zouma.