Flash News

KRYESORE

Mbrojti Berishën, Tahiri i përgjigjet Bashës për Shullazin: Po i bën nderin më të madh krimit

Mbrojti Berishën, Tahiri i përgjigjet Bashës për Shullazin:

Çështja “Shullazi” ka ngjallur një sërë reagimesh nga politikanët shqiptarë. Saimir Tahiri i kërkoi gjykatës që të thirrte për hetim dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Basha i doli në mbrojtje Berishës duke thënë se Shullazi dhe Tahiri janë kordinuar me njëri -tjetrin për t’i marrë dëshminë ish-kryeministrit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Saimir Tahirit, i cili nëpërmjet një statusi në “facebook” shprehet se ndihet i keqardhur për lojën e Prokurorisë për të bërë politike një proces gjyqësor, si dhe shpreh keqardhjet për Bashën, që sipas tij po i bën nder krimit.

Reagimi i Saimir Tahirit:

Mirëprita thirrjen e Gjykates per te deshmuar. Keqardhje per lojen e Prokurorise per te bere politike me nje proces gjyqesor qe duhet te perfundoje me denimin e kujtdo qe ka kercenuar kandidatin per rektor.

Keqardhje akoma ne shume per Lulezim Bashen qe me sulmet politike, po i ben nderin me te madh krimit.

Shqiperia do behet me e drejte, kur lojrat politike te lene drejtesine te beje drejtesi.

 

Të fundit