Flash News

KRYESORE

Mbrojtja e Milanit do ndërhyrje, e rregullon një turk?

Mbrojtja e Milanit do ndërhyrje, e rregullon një turk?

Milani ka nevojë për forca të reja dhe drejtuesit kanë nisur që tani punën për të ndërhyrë në merkaton e janarit. Mediat italiane raportojnë për një blerje me kosto 40 mln euro nga Juventusi. Bëhet fjalë për mbrojtësin turk Merih Demiral.

Dyshja Boban-Maldini ka nuhatur që turku nuk preferohet nga trajneri i bardhezinjve, Sarri, kështu që e presin me krahët hapur në Milano. "Djalli" është gati të paguajë aq sa do Juventusi, me kusht që lëvizja të ndodhë në janar.

Manchester United dhe Arsenali kanë shfaqur interes për të riun Demiral. Kështu edhe Borussia Dortmund, por ai preferon kampionatin italian, kështu që alternativa e parë mbetet Milani.

Të fundit