Flash News

KRYESORE

“Mbrojtja e të drejtave të njeriut”, termi ku Greqia fshihet pas çdo bllokimi që i bën Shqipërisë

“Mbrojtja e të drejtave të njeriut”, termi ku Greqia

Shqipëria duhet të plotësojë pesë kushte për të avancuar në rrugën drejt Bashkimit Europian, reformimin e sistemit gjyqësor, ristrukturimin e administratës publike, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kjo është fjalia që përsëritet nga çdo zyrtar grek kur flitet për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, megjithatë Athina është përpjekur të shtojë gjithnjë kushte të reja që mesa duket nuk po pranohen nga Komisioni Evropian.

Por sërish grekët kanë gjetur një hile për të bllokuar Shqipërinë dhe është pikërisht “mbrojtja e të drejtave të njeriut”.

Ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias ka deklaruar më parë se ‘mbrojtja e të drejtave të njeriut’ përfshin edhe detyrimin për mbrojtjen e minoriteteve, por jo vetëm kaq, edhe mbrojtjen e pronave të minoriteteve, vazhdon akoma, të drejtën që ushtarët grekë të kenë disa varreza në Shqipëri.

Kur mendohej se ky term ishte fryrë aq sa nuk mbante më, zv/ministri i Jashtëm, Yanis Amanatidis, i ka shtuar një tjetër “edhe”: edhe çështjen e teksteve shkollore.

Amanatidis tha në interpelancën e thirrur në Kuvend nga deputetët e Partisë "Grekët e Pavarur", se "politika arsimore e Shqipërisë është e papërputhshme me vlerat e UNESCO-s dhe Këshillit të Evropës në të cilën ajo është anëtare". Zv/ministri grek i referohej librit të Gjeografisë për klasat e 9 dhe 12, ku flitet për "zona shqiptare në Greqi".

Amanatidis theksoi se librat shkollorë do të jenë subjekt i takimit të radhës të Komitetit të Përbashkët Greko-Shqiptar të Ekspertëve.

Të fundit