Flash News

KRYESORE

Mburret Erion Isai, nxjerr shkresën ‘kërcënuese’ për Ramën

Erion Isai, kryebashkiaku i sapo-konstituuar i Kolonjës e ka nisur vrullshëm punën. Që ditën e parë në zyrë, ai i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama dhe minitreve Beldina Balluku e Anila Denaj, ku kërkon fonde për fillimin e punimeve të lotit të dytë të aksit Korçe – Ersekë.

“Të parën firmë për rrugën. Si invenstimi më i rëndësishëm për Kolonjën. Çdo javë 1 sms, 1 email, 1 letër kryeministrit deri sa të fillojmë punën për pjesën e mbetur të rrugës”, shkruan Isai në një postim në Facebook, përbri të cilit ka publikuar edhe shkresën drejtuar kryeministrit dhe ministreve.

Isai u shpall fitues në votimet e 30 qershorit në mungesë të rivalëve, pasi opozita bojkotoi zgjedhjet në mungesë të garancive për një proces të lirë dhe të ndershëm.

 

Të fundit