Flash News

KRYESORE

Mbushja e dhëmbit, lëndë helmuese për shëndetin

Mbushja e dhëmbit, lëndë helmuese për shëndetin

Amalgama dentare ose mbushja e dhëmbit, është një përbërje e cila sipas studimeve botërore mund të na rrezikojë ngadalë jetën.

Bashkimi Europian dhe shtete të tjera të zhvilluara në botë këtë material për mbushjen e dhëmbëve e ka quajtur zyrtarisht “vdekjeprurëse” dhe kanë ndaluar përdorimin e tij.

Ekpertët kur zbuluan dëmet e shumta shëndetësore sugjeruan që të gjithë njerëzit që kanë dhëmbë me mbushje të zezë siç dhe quhet rëndomtë me metal, duhet t’i heqin dhe t’i zëvendësojnë me materiale më të sigurta.

Amalgama dentare është një material për mbushjen e dhëmbëve, që përmban afërsisht 54% mërkur. Nganjëherë quhet edhe “mbushje argjendi” në mënyrë të gabuar, edhe pse përmban mërkur, shumë më tepër se argjend.

Mbushjet dentare me amalgam mund të çlirojnë mërkur, por edhe bakër, argjend dhe ndonjëherë zink në trupin tuaj.

Të gjithë këto metale kanë shkallë të ndryshme toksike, të cilat veprojnë me jonet metalike. Mërkuri njihet si një metal i rëndë helmues për sistemin nervor.

Problemet shëndetësore më të shpeshta që mund të lidhen me mbajtjen e mbushjeve me amalgam, janë alergjitë, ankthi, depresioni, humbja e kujtesës, problemet me tensionin e gjakut, çrregullime të rritmit të zemrës, dhimbje koke, deri tek skleroza multitipe.

Ky material në shumë shtete Eurpiane ndalohet kategorikisht të përdoret tek fëmijët dhe tek gratë shtatzëna.

Të fundit