Flash News

KRYESORE

Mbyllen debatet për mësimin e gjuhës shqipe në ishullin grek

Mbyllen debatet për mësimin e gjuhës shqipe në ishullin grek

Mesa duket çështja e nisjes së kurseve në gjuhën shqipe në shtetin grek është zgjidhur disi. Tashmë të dielën e 11 shkurtut në gjimnazin e Krispigjisë është njoftuar në një deklaratë të përbashkët se është vendosur që të zhvillohen normalisht këto kurse që i vijnë në ndihmë fëmijëve shqiptar të brezit të dytë e të tretë. Shoqata e Mësuesve të Shkollave Fillore dhe Sindikata e Mësuesve në qytetin e Henias në ishullin grek të Kretës përmes një deklarate të përbashkët kanë thënë se besojnë se “anulimi i kurseve në gjuhën shqipe ishte turp”.

Sipas VOA, deklarata vlerëson se “origjina e këtyre fëmijëve ishte kriteri i vetëm për pretendimet për bllokimin e mësimit të gjuhës amëtare dhe për këtë arsye përbën një akt racist dhe fashist”. “Migrantët e brezit të dytë dhe të tretë nga Shqipëria janë studentët tanë. Ata janë fëmijët tanë. Ne nuk do të lejojmë asnjë kriminel për të festuar përjashtimin e këtyre fëmijëve nga e drejta e tyre për të mësuar gjuhën e tyre amëtare”, thuhet në deklaratën e përbashkët të sindikatave në qytezën greke të Hanias.

Sindikatat e mësuesve grekë vlerësojnë se “luftojnë për një shkollë ku të gjithë fëmijët, pavarësisht nga origjina, raca, seksi, klasa, aftësitë e tyre fizike të kenë të njëjtin akses në shkollim. Diskriminimi është një kujtim i keq i së kaluarës dhe nuk do të lejojmë që ai të rikthehet”, thuhet në deklaratë. Më tej sindikatat e arsimit pohojnë se fashizmi, racizmi dhe nacionalizmi kanë çuar në qindra miliona njerëz të vdekur. “Është detyra jonë si punonjës, edukatorë, prindër që të mos lejojmë që fantazmat e së kaluarës të ngrenë kokën në çfarëdo forme që shfaqen. Nuk do t’i lejojmë pakicat e vogla të importojnë helmin e tyre në shkollat tona”, vlerëson deklarata e mësueve grekë.

Dy sindikatat kanë vlerësuar se në bashkëpunim me bashkësinë shqiptare do të punojnë për realizimin e kurseve të gjuhës shqipe. Sindikatat kanë mirëpritur vendimet unanime të Këshillit Komunal të Hanias për rifillimin e menjëhershëm të klasave në gjuhën shqipe

 

Të fundit