Flash News

KRYESORE

Mbyllen hetimet për gjyqtarin Miri, zbardhet akuza përfundimtare te Krimet e Rënda

Mbyllen hetimet për gjyqtarin Miri, zbardhet akuza përfundimtare te

Përfundojnë hetimet te Prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me dosjen e gjyqtarit Shkëlqim Miri.

Më 10 nëntor të vitit të kaluar, Miri u arrestua me urdhër të Prokurorisë me akuzën e korrupsionit, rreth një vendimi kundrejt 30 mijë eurove, ndërsa gjatë një kontrolli në banesë iu gjet një çantë me para, që kapte vlerën e 300 milionë lekëve.

Pas disa muajsh hetime, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar dosjen në gjykatë, duke bërë që së shpejti Shkëlqim Miri të përballet në gjyq me akuzat e ngritura për korrupsion gjatë ushtrimit të detyrës si gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

E njëjta akuzë, e korrupsionit rëndon edhe ndaj të afërmit të Mirit, Kujtim Mirit, akuzuar si ndërmjetës për paratë.

 

 

 

Të fundit