Flash News

KRYESORE

Mbyllen qindra ferma në Europë, miliona vezë me lëndë toksike

Mbyllen qindra ferma në Europë, miliona vezë me lëndë

Miliona vezë janë tërhequr nga dyqanet dhe magazinat në Gjermani, Holandë dhe Belgjikë, pasi u zbulua se përmbajnë nivele të larta të një insekticidi toksik të ndaluar nga përdorimi në prodhimin e ushqimit për konsum njerëzor.

Rreth 180 ferma në Holandë janë mbyllur përkohësisht dhe është nisur një hetim penal pasi autoritetet kërkojnë të marrin një kontroll mbi shkallën e problemit. Rreth një milion vezë të destinuara për në Gjermani u kthyen nga kufiri me Holandën këtë javë shkruan “The Guardian”.

Testet që i janë bërë vezëve kanë treguar nivele të larta të insekticidit fipronil, një përbërës i zakonshëm në produktet veterinare për të hequr qafe pleshtat dhe morrat, por është e ndaluar të përdoret për të trajtuar kafshët e destinuara për konsum njerëzor.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, substanca tepër toksike mund të dëmtojë mëlçinë, gjëndrat tiroide dhe veshkat, nëse preket me sasi të mëdha me kalimin e kohës.

 

 

Të fundit