Flash News

KRYESORE

Mbyllen web-e qeveritare në SHBA, shënjestër e sulmeve kibernetike

Mbyllen web-e qeveritare në SHBA, shënjestër e sulmeve

Disa web-e qeveritare të Shteteve amerikane të Ohajos dhe Merilend i është dashur të mbyllen për shkak të sulmeve kibernetike ku janë publikuar në to mesazhe në mbështetje të grupit të Shtetit Islamik.

Web-i i guvernatorit të Ohajo-s, John Kasich, radhitet në mesin e web-eve të shënjestruara.

Një mesazh në formë hakmarrje ndaj presidentit amerikan, Donald Trump u postua në këto faqe të internetit nga një grup i quajtur ‘Ekipi i Sistemit DZ’.

“Trump, ju jeni përgjegjësi, ju dhe populli juaj, për çdo pikë gjaku të derdhur në vendet myslimane”, dëshmonte përmbajtja e mesazhit, duke shtuar “Unë dua Shtetin Islamik”.

Të fundit