Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Mbyllet banka e njohur në Itali, ende nuk dihet çfarë do ndodhë me filialin në Shqipëri
Duke filluar nga dita e sotme i gjithë rrjeti i dy bankave italiane, Popolare Vicenza e Veneto Banca (klientë, depozita, letra me vlerë,…) do të transferohen formalisht tek Intesa Sanpaolo, duke siguruar në këtë mënyrë vazhdimësi të plotë të të gjithë marrëdhënieve të klientëve.
Kriza e bankave të rajonit të Veneto daton para krizës ekonomike dhe “ka arritur nivele që panë të nevojshme një paketë shpëtimi për të shmangur rreziqet e një dështimi të çrregullt”, shpjegoi kryeministri italian Gentiloni. Nga sistemi ynë bankar, “Intesa San Paolo Group, i cili po merr këto banka veneciane, është një nga asetet më të vlefshme “, tha Kryeministri, raporton Monitor.
E ardhmja e bankave Veneto kishte qenë në diskutim dy vitet e fundit, teksa rregullatorët e ECB-së kishin zbuluar një gropë nëkapital si rrjedhojë e rritjes së kredive të këqija.
Në Shqipëri
Intesa San Paolo dhe Veneto Banka kanë të dyja filiale në Shqipëri. Banka e Shqipërisë pritet të qartësojë nëse e njëjta gjë do të ndodhë dhe me filialet e dy bankave përkatësë ne vend, pra nëse Intesa do të përthithë Veneto-n në të njëjtën mënyrë si në Itali.
Intesa San Paolo është banka e katërt më e madhe në Shqipëri, sipas aktiveve. Në fund tëvitit 2016 totali i aseteve të saj ishte rreth 1.1 miliardë euro, sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave, apo rreth 11% të totalit të sistemit. Veneto Banka në Shqipëri ka një peshë të vogël në sistemin bankar vendas. Ajo renditet e 12-a, me një total aktivesh prej 190 milionë eurosh, apo 1.8% të totalit të sistemit bankar.
Nëse do të bëhej bashkimi, Intesa do të ngjitej sërish në bankën e tretë më të madhe në vend, sipas aktiveve, me rreth 12.6% të totalit.
Sipas ligjeve shqiptare, të gjitha bankat me kapital të huaj konsiderohen filial dhe veprojnë të pavarura nga mëmat, duke iu bindur ligjeve të Bankës së Shqipërisë.