Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Mbyllet dy ditë Unversiteti i Shkodrës, studentët nuk paraqiten në auditore
Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër ka shtyrë procesin mësimor me dy ditë për arsye se prezenca e studentëve në auditore është shumë e ulët.
Në një njoftimi nga Rektoriati i Universitetit të Shkodrës, këto ditë mësimi do të zëvendësohen në datat 3 dhe 10 mars.
“Në një mbledhje urgjente të zhvilluar me datë 27.02.2018, ora 10 00 , Rektorati i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, duke u nisur nga prania shumë e ulët e studentëve në auditore, vendosi të shtyjë procesin mësimor për dy ditë, konkretisht për datat 27 dhe 28 shkurt 2018. Për këto ditë, mësimi do të zëvendësohet gjatë ditëve të shtuna, me datë 3 dhe 10 mars 2018. Njoftohen studentët e masterit të shkencave dhe masterit profesional se provimet do të zhvillohen sipas orarit të shpallur në fakultete”, thuhet në njoftim.