Flash News

KRYESORE

Mbyllet Maratona e Tiranës, kush e theu rekordin kombëtar për këtë vit

Është mbyllur maratona e Tiranës, e zhvilluar për të katërtin vit radhazi në kryeqytet.

Me pjesëmarrës nga 42 vende të ndryshme të botës, maratona ka përfunduar, ndonëse disa akset në kryeqytet ishin parashikuar të devijohen deri në orën 14.00.

Këtë vit, rekordin kombëtar e ka thyer sportistja e njohur Luiza Gega, në kategorinë Tirana 10K me kohën 00:33:42, kurse fitues për meshkuj doli Hillary Kiptum Maiyo Kimaiyo nga Kenia.

Ndërkohë, fitues i garës së gjysmë Maratonës për meshkuj u shpall keniani Laban Cheruiyot, kurse për femra një tjetër sportiste nga Kenia, Christine Moraa Oigo.

Të fundit