Flash News

KRYESORE

Mbyllet Maratona e Tiranës, shpallen fituesit, Luiza Gega përsërit suksesin

Ka përfunduar Maratona e Tiranës, ku janë ndarë edhe çmimet për tre kategoritë. Joel Maina Mwangi ka fituar garën e 21 kilometrave për meshkuj, ndërsa për femrat ka triumfuar atletja e njohur Luiza Gega, e cila ka vendosur rekord. Teksa foli pas fitores së çmimit në maratonën e Tiranës, Gega tha se një pjesë e çmimit prej 2500 Euro do të shkojë për personat me aftësi të kufizuara:

“Është hera e dytë që garoj në 21 km. Jam e lumtur për rekordin kombëtar që vendosa, një orë e 13 minuta. Gara ishte e vështirë. E ndjeva veten të freskët për t’u shkëputur. Sot vrapova edhe për personat me aftësi të kufizuara.

Një pjesë e çmimit do të shkojë për ata. Tirana ka nevojë për aktivitete të tilla, i mungonte një i tillë. Jam e lumtur që po bëhet si qytetet e tjera, uroj që vitin tjetër të kemi një maratonë të plotë 42 km”, deklaroi ajo.

Në kategorinë e personave me aftësi ndryshe vendin e parë e ka fituar Bledar Suxha, vendin e dytë Erblin Karaj dhe i treti është renditur Adem Demushi.

Ndërkohë, në kategorinë e 10 Km në maratonën e Tiranës, është shpallur fitues Rdëin Cherviyot Melly nga Kenia, ndërsa për femra Olena Popova nga Ukraina.

Fituesi Rdëin Cherviyot Melly nga Kenia, në një prononcim për Report Tv u shpreh i lumtur për çmimin, ndërsa vlerësoi mikpritjen në Shqipëri:

“Nuk jam profesionist, gara ishte e vështirë. Jam i gëzuar që ndodhem këtu. Jam i lumtur për vendin e parë. Është hera e parë që ndodhem në Shqipëri. Njerëzit janë shumë të mirë”, u shpreh ai.

Kategoritë dhe Çmimet në Maratonën e Tiranës:

Kategoria 21 km:

Vendi 3 – 1000 €,

Vendi 2 – 1500 €,

Vendi 1 – 2500 €

 

Kategoria 10 km:

Vendi 3 – 400 €,

Vendi 2 – 600 €,

Vendi 1 – 750€ euro

Kategoria “We too”:

Vendi 3 – 500 €,

Vendi 2 – 750 €,

Vendi 1 – 1000 €

Çmimet për fituesit e Gjysmëmaratonës së Tiranës

Femra:

1- Luiza Gega  – 1.13.11

2- Zita Kacser – 1.14.53

3- Valentyna Kiliarskaja  – 1.16.39

Meshkuj:

1 Abel Kibet Rop – 1.02.

2 – Joel Maina Mëangi – 1.03.42

3– David Nikolli – 1.07.27

Tirana 10 Km

Femra:

1- Olena Popova – 37.06

2-  Relaksa Dauti – 39.09

3-  Hellen Jepkosgei Kimutai – 40.42

 Meshkuj:

1-  Edwin Cheruiyot Melly nga Kenia – 30.32

2- Laszlo Gregor – 31.29

3-  Tamash Nagy – 32.49

Persona me aftësi ndryshe, 5 Km

1- Vendi I – Bledar Suxha – 17.54

2-  Vendi II – Erblin Karaj  – 18.05

3-  Vendi III –  Adem Demushi – 19.07

Të fundit