Flash News

KRYESORE

Mbyllet mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri: Për çfarë ramë dakord

Mbyllet mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri: Për çfarë

Ka përfunduar pas dy orësh mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, me palët që kanë diskutuar financimin e partive dhe teknologjinë në zgjedhje.

Pas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, tashmë palët do të zhvillojnë biseda rreth amendamenteve për këtë Reformë.

Sipas marrëveshjes, financimi i partive do të bëhet në pjesën më të madhe nga shteti, ndërsa për teknologjinë është dakordësuar që të implementohet në të gjithë vendin.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, pas përfundimit të mbledhjes, përfaqësuesi i maxhorancës Damian Gjiknuri tha: “Nesër duam të mbyllim ligjin zgjedhor. Ka ende pika për të diskutuar. U dakordësuam për dispozitat që na kanë sjellë ekspertët. Ramë dakord për pranimin e raportit 1 me 3 të partneritetit publik dhe atij privat.

Nesër do të diskutojmë pjesën e KQZ dhe disa elementë të tjerë. Nesër PD dhe të gjitha forcat besoj është në interes edhe të tyre që të mbyllim totalisht draftin."

Të fundit