Merkato e futbollin anglez ka ulur siparin për këtë sezon, e cila mund të përkufizohet me fjalët: më shumë blerje të kujdesshmë dhe më pak shifra të çmendura.
Interesant është fakti se në krye të listës së transferimeve më të shtrenjta janë dy portier: Kepa Arrizabalaga që u transferua nga Atletiko Bilbao te Chelsea për 71 milion paund dhe Alison Beker që kaloi nga Roma të Liverpuli për 67 milion paund.
Por, ajo që bie më shumë në sy është fakti që Tottenhami nuk ka regjistruar asnjë lëvizje, as blerje dhe as shitje.
Gjatë këtij sesioni veror merkatoje futbolli, klubet e Premier League kanë shpenzuar rreth 1.3 miliardë euro për përforcime, ose 300 mln euro më pak sesa vitin e kaluar.
Më poshte janë 10 transferimet më të shtrenjta:
Kepa Arrizabalaga (Atletiko Bilabao – Chelsea) – 71.6 milionë paund;
Alisson Becker (Roma – Liverpool) – 67 milionë paund;
Fred (Shakhtar Donetstk – Manchester United) – 61.2 milionë paund;
Riyad Mahrez (Leicester City – Man City) – 60 milionë paund;
Jorginho (Napoli – Chelsea) – 57 milionë paund;
Naby Keita (Leipzig – Liverpool) – 52.75 milionë paund;
Fabinho (Monako – Liverpool) – 43.7 milionë paund;
Felipe Anderson (Lacio – Ëest Ham) – 42 milionë paund;
Richarlison (Ëatford – Everton) – 40 milionë paund;
Yerry Mina (Barcelona – Everton) – 28.5 milionë paund;
Discussion about this post