Flash News

KRYESORE

Mbyllet ndeshja, Spanjës i mjafton vetë pjesa e parë, mund Shqipërinë, 3-0

Mbyllet ndeshja, Spanjës i mjafton vetë pjesa e parë, mund

Ashtu sic pritej Spanja e ka fituar perballjen e sotme me kombetaren tone. Ndeshja eshte mbyllur qe ne pjesen e pare, kur me tre gola, njeri pas tjetrit, i dha fund shpresave dhe dilemave tona per nje loje e rezultat pozitiv. Vetëm 15 minuta ka zgjatur rezistenca e Kombëtares sonë në Spanjë. Spanja ka shënuar në minutën e 16, me anë të Rodrigos, duke udhëhequr rezultatin me 1-0. Goditja e ka gjetur të papërgatitur Berishën. Nisja e mirë e lojës nga ekipi ynë nuk dha rezulat. Spanja po ushtron presing per thellimin e rezultatit. Ne minuten e 23  gjeti golin e dyte me ane te Iscos,  dhe pas tre minutash Alcantara shenon golin e trete në min 27. Shqiperia pati disa raste, madje goditi edhe traversen dy here, por pa fat e rezultat. Per t'u shenuar jane  kartonat e verdhe te dhena nga gjyqtari rus. Ne pjesen e dyte Spanja u kujdes te ruante rezultatin, ndersa ekipi yne pati disa raste, kundersulme, por nuk u finalizuan dot me gol, ate gol nderi.  Edhe nderrimet e Panuccit nuk dhane rezultat. Sadiku i pafat per te shenuar nje gol, qe do ishte i dhjeti per te. Spanja siguron zyrtarisht vendin e pare dhe pjesemarrjen ne boterorin e ardhshem rus.

Të fundit