Flash News

KRYESORE

Mbyllet numërimi, PS fiton të gjitha bashkitë në qarkun e Korçës

Mbyllet numërimi, PS fiton të gjitha bashkitë në qarkun e

Në qarkun e Korçës, Partia Socialiste ka arritur një fitore absolute, duke i marrë të gjitha bashkitë. Në Korçë, kryebashkiak do të jetë sërish Sotiraq Filo, i cili rimori sërish besimin e korçarëve. Në Bashkinë Maliq, rreth 13656 votues i thanë po kandidaturës së Gëzim topçiut, i cili nuk pati rivalë në këto zgjedhje vendore.

Në Kolonjë, Erion Isai mori 4278 vota, kurse në Devoll Eduard Duro mblodhi 6304 vota, duke i dhënë fitoren PS-së. Në të gjithë qarkun e Korçës janë shpallur të pavlefshme 4560 vota .

Qarku i Korçës:

Maliq:

Gezim Topciun (PS) 13656 vota

933 vota të pavlefshme

Kolonjë:

Erion Isai (PS) 4278 vota

Fation Feka 304 vota

427 vota të pavlefshme

Devoll:

Eduard Duro (PS) 6304 vota

Fezi Shaholli (I pavarur) 648 vota

Ylli Cenkolli (FRD) 242 vota

Artur Korpollogu, Shpresa për ndryshim, 341 vota

355 vota të pavlefshme

Korçë

Sotiraq Filo (PS) 20831

Leonard Olli (BD) 1759

1902 vota të pavlefshme

Pogradec:

Ilir Xhakollin (PS) 17298 vota

890 vota të pavlefshme

Pustec:

Pali Kolefski (PS) 1505

Edmond Themelko 859

53 vota te pavlefshme

Të fundit