Flash News

KRYESORE

Mbyllet pas 12 vitesh muzeu i gazetarisë në Uashington DC

Muzeu unik i gazetarisë që mban emrin ‘Newseum’, në Uashington DC u mbyll në prag të Vitit të Ri. Për 12 vjet ai ka shërbyer si një mjedis ndërveprimi, kushtuar gazetarisë si dhe inkurajimit të mesazhit që përcjell Amendamenti i Parë i Kushtetutës Amerikane.

“Mbi dhjetë milionë vetë e kanë vizituar Newseum-in gjatë gjithë periudhës kohore që ka qenë i hapur në Uashington DC. Gjysma e vizitorëve kanë qenë nxënës shkollash. Është diçka që na ka gëzuar pa masë kur i shihnim ata të ndërvepronin me gjëra të tilla si muri i Berlinit, të mësonin mbi Luftën e Ftohtë apo të shihnin galerinë tonë mbi 11 shtatorin “, tha për VOA-n Sonya Gavankar, drejtoreshë për Marrëdhëniet me Publikun, Newseum.

Muzeu, i cili qëndroi hapur për rreth 12 vjet, falimentoi. Ndërtesa ju shit universitetit Johns Hopkins për 372.5 milionë dollarë.

Mbyllja e Newseum-t vjen në një kohë të vështirë për gazetarinë tradicionale. Rreth 2 mijë gazeta amerikane janë mbyllur gjatë 15 viteve të fundit. Sipas sondazhe të Gallup-it më pak se gjysma e popullsisë amerikane i besojnë medias, një rënie e madhe nga më shumë se 70 për qind që llogaritej në vitet 1970.

[caption id="attachment_348626" align="alignleft" width="960"] In this Friday, Dec. 20, 2019, photo, the Newseum is seen in Washington. The Newseum will close the Pennsylvania Avenue location on Dec. 31, 2019. It attracted millions of visitors but lacked a solid financial plan to stay afloat. The mission of the Newseum is to increase public understanding of the importance of a free press and the First Amendment. (AP Photo/Jacquelyn Martin)[/caption]

 

 

Të fundit