Flash News

KRYESORE

Mbyllet pjesa e parë; Meksika surprizon Gjermaninë me lojë dhe rezultat

Mbyllet pjesa e parë; Meksika surprizon Gjermaninë me lojë dhe

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes së grupit F mes Gjermanisë dhe Meksikës, e cila përfundoi 1:0 në favor të ekipit latin.

Goli u shënua në minutën e 35-të nga sulmuesi i PSV-së, Lozano, i cili pasi bëri një lëvizje të bukur në zonë, gjuajti duke zënë në befasi portierin Nojer dhë shënoi.

Sa i takon formacioneve, trajneri Lëv befasoi në mbrojtje, ku në krahun e djathtë ka lënë jashtë Hektor, dhe në vendin e tij fanellën e titullarit ia ka besuar Marvin Platenhard të Herthës së Berlinit.

Nga ana tjetër, Meksika vjen me emra si Herrera, Vela apo Çiçarito Hernandez për të bërë surprizën.

Formacionet e ndeshjes:

Gjermania: Nojer; Boateng, Humels, Platenhard, Kimish, Kros, Ozil, Draksler, Khedira, Myler, Verner. Trajner: Joakim Lev.

Meksika: Oçoa, Ajala, Çiçarito, Gajardo, Guardado, Herrera, Lajun, Lozano, Moreno, Salcedo, Vela. Trajner: Osorio

Të fundit