Flash News

KRYESORE

Mbyllet protesta e artistëve, rifillon nesër pasdite te Teatri Kombëtar

Artistët dhe qytetarët që ishin para parlamentiti e pritën me lot dhe të irrituar votimin e ligjit nga mazhoranca, i cili i hap rrugën shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një godine tjetër të rrethuar me 6 kulla biznesi.

Të rrethuar nga forca të shumta policie, protestuesit vendosët të mbyllin protestën e sotme, për të vijuar nesër në orën 19:00, para godinës së Teatrit Kombëtar.

Artistët dhe pjesëtarët e shoqërisë civile u grumbulluan që në orët e paradites dhe kanë protestuar gjatë gjithë ditës, kundër votimit të këtij ligji.

Të fundit