Flash News

KRYESORE

Mbyllet protesta e opozitës së bashkuar, asnjë incident në 4 akset e bllokuara

Mbyllet protesta e opozitës së bashkuar, asnjë incident në 4

Qindra qytetarë në të gjithë vendit, shoqëruar edhe nga deputetë të PD dhe LSI kanë bllokuar për më shumë se 2 orë 4 akse nacionale si në Milot, në Çermë, Bradashesh dhe në Vorë.

Në këto akse nacionale qytetarët bllokuan qarkullimin e automjeteve, përveç atyre të emergjencës, në shenjë proteste kundër taksave të rritura nga qeveria “Rama”.

Ndërkohë, rreth orës 12.15 minuta protesta është shpallur e mbyllur duke mos u shënuar asnjë incident dhe përgjatë gjithë kohës qytetarët kanë protestuar paqësisht.

Kujtojmë se në në Vorë, qytetarët janë shoqëruar nga deputetë të opozitës qarku Tiranë, me në krye Lulzim Basha, në Bradashesh deputetë të Elbasanit dhe Korçës me në krye Monika Kryemadhin, në Milot deputetët e veriut, ndërsa në Çermë deputetët e jugut dhe të Durrësit me në krye Enkelejd Alibeaj.

Aktualisht, akset nacionale janë zhbllokuar, qarkullimi vijon normalisht ndërsa qytetarët janë shpërndarë paqësisht.

Opozita e bashkuar vuri në zbatim sot mosbindjen civile, për të protestuar kundër taksave të larta, nisur nga protesta e fundjavës së shkuar ku banorët e Kukësit kundërshtuan tarifën e Rrugës së Kombit, e cila shkonte nga 5-22 euro.

Ndërkohë, në fjalën e tij, kryeministri Rama sot në parlament duket se ka reflektuar pas gjithë këtyre zhvillimeve dhe është tërhequr përkohësisht nga kjo tarifë, duke thënë se nuk do të paguhet deri sa të bëhet një sqarim i dytë i kontratës.

 

 

 

Të fundit