Flash News

KRYESORE

Mbyllet protesta për Teatrin Kombëtar, nesër tek SPAK për të nxitur hetimet dhe peticion për rindërtim në gjithë vendin

Mbyllet protesta për Teatrin Kombëtar, nesër tek SPAK për

Protesta prej dy orësh e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka përfunduar në mënyrë paqësore dhe pa probleme dhe nuk ka pasur asnjë incident, qoftë edhe më të voglin.

Kësaj radhe, forcat e policisë kanë qenë më të vogla në numër krahasuar me protestën para dy ditëve apo të ditës së diele.

Me thirrje kundër qeverisë dhe diktaturës si dhe për rindërtimin e Teatrit, protesta ka vijuar paqësisht dhe nuk është shënuar asnjë incident. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka dalë me dy vendime: Nënshkrimi i një peticioni për rindërtimin e Teatrit Kombëtar në të gjithë vendin dhe vijimi i protestave - për të cilat do të jepet njoftimi në ditët në vazhdim.

Budina u shpreh se nesër në orën 11:00 do të jenë para prokurorisë tek SPAK për të nxitur hetimet.

“Nesër në orën 11: 00 jeni të ftuar para SPAK ti nxisim të fillojnë hetimet. Nga dita e pasnesërme do dalin qytet më qytet të mbledhin firmat që teatri të jetë aty ku duhet. Nëse nuk reagon prokuroria do bëjnë më dije si do veprojmë. Ne do fitojmë me paqe dhe qytetari. Se kur do të vazhdojmë në Tiranë do ua bëjmë me dije. Ju falenderojmë për këtë qytetari dhe model proteste që treguat,"- tha Budina.

Të fundit