All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Mbyllet sërish autostrada Tiranë-Durrës, devijohet trafiku në rrugë dytësore

Mbyllet sërish autostrada Tiranë-Durrës, devijohet trafiku
All - Paragraf - 1

Të hënën do të bllokohet sërish autostrada Tiranë-Durrës, pasi do të realizohet faza e tjetër e punimeve që kanë nisur para dy javëve.

All - Paragraf - 3

Kështu, nesër do të bllokohet qarkullimi në orën 06:00 për ndërhyrjen në riparimin e segmentit Shkozet – Durrës nga ora 06:00 deri në orën 22:00.

“Devijimi i trafikut do të fillojë në orën 06:00 deri në 22:00 të ditës së hënë datë 25/06/2018. Trafiku në drejtim Tiranë-Durrës do të devijohet në mbikalimin e Shkozetit në drejtim të rrugës së unazës së Shkozetit dhe të ndjekin Shkozet-Durrës ( zona Kënetës) ose unazën e Shkozetit”, thuhet në njoftimin e ARSH-së.

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Shkozet - Durrës do të fillojë ndërhyrja në drejtimin Durrës - Tiranë për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë gjatë ditës së hënë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.

Të fundit