Flash News

KRYESORE

Mbyllet votimi i demokratëve, numërimi nis pas kutisë së fundit

Mbyllet votimi i demokratëve, numërimi nis pas kutisë së

Eshtë mbyllur votimi në 73 qendrat e votimit në 12 qarqe në 68 degët e PD-së në vend. Deri në orën 16:30 kishin votuar mbi 41 mijë anëtarë të PD-së për të zgjedhur kryetarin e PD-së midis dy kandidatëve Lulzim Basha dhe Eduart Selami, por mendohet se ky numër i ka kaluar të 50 mijë vetët, në orën 19.00, 50% e gjithë anëtaërsisë së PD-së. Plot 104 mijë anëtarë të PD-së ishin thirrur të marrin pjesë në votim për të shprehur verdiktin e tyre se kush duhet ta drejtojë Partinë Demokratike në 4 vitet në vijim. Votimi nisi në orën 08:00 dhe kandidatët Lulzim Basha dhe Eduard Selami, votuan në qendrën e votimit të ngritur në selinë e PD-së.

Ka votuar edhe ish- lideri i PD-së, Sali Berisha, duke thyer heshtjen duke deklaruar se procesi është në përputhje me statusin e Partisë.

Pasi të mbyllen të gjitha qendrat e votimit, kutitë do të nisen drejt Selisë Blu, ku do të nisë numërimi i votave, pasi aty të mbërrijë edhe kutia e fundit...

Zgjedhjet për kryetarin e PD, ashtu siç paralajmëruan një ditë më parë, u bojkotuan nga kritikët e Bashës.

Të fundit