Flash News

KRYESORE

Mbyllja e basteve, Braçe tregon çfarë do të ndodhë me koncesionin e monitorimit të lojërave të fatit

Mbyllja e basteve, Braçe tregon çfarë do të ndodhë

Me 75 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, mazhoranca miratoi sot ligjin që mbyll pikat e basteve dhe kazinotë elektronike në zonat e banuara në Shqipëri.

Deputeti Erion Braçe, i pyetur sonte në emisionin “Real Story” se çfarë do të ndodhë me koncesionin e monitorimit të lojërave të fatit pasi një gjë që mbyllet nuk monitorohe, u shpreh se  SQMO do të vijojë punën.

“Nga informacionet që kam marrë unë, të gjithë lojërat e fatit janë të lidhura me sistemin qendror të monitorimit online.  Sipas ligjit, pas ndryshimeve që kemi bërë, lojërat e fatit do të mbeten… SQMO do merret me kazinotë, do të monitorojë segmente të tjera, përfshirë Lotarinë Kombëtare”, u shpreh Braçe.

Më tej ia shtoi se do ketë betejë për t’i zbritur lojërat e fatit në kat të parë, për t’i mbyllur në bodrume.

Të fundit