Flash News

KRYESORE

Mbyllja e degëve tradicionale në universitete, Boçi: E paralajmëruam ligjin klientelist

Mbyllja e degëve tradicionale në universitete, Boçi: E

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka reaguar pas mbylljes së disa degëve në universitetet e rretheve.

“Mbyllen Matematika, Fizika, Kimia, Biologjia dhe kombinimet e tyre. Rrezikojnë Gjuhë-Letërsia, Histori-Gjeografia, Sociologjia, Filozofia, por dhe të tjera.

Në mënyrë progresive, kjo do shpjerë në atrofizimin e më pas mbylljen e vetë Universiteteve, siç po ndodh me Gjirokastrën’, shkrua Boçi i cili shprehet më tej se opozita e ka paralajmëruar më herët këtë situatë por nuk pati reagime.

Komenti i Luçiano Boçit:

PAS SHKOLLAVE U VJEN RRADHA UNIVERSITETEVE...

Ministria e Arsimit me paaftësinë e saj tmerruese, të kombinuar me formulën e pranimit në Universitete “MERR Ç’TË MARRËSH”, ose “TË DALË KU TË DALË”, po çon në mbylljen e degëve tradicionale në disa Fakultete të Universiteteve Publike në rrethe.

Mbyllen Matematika, Fizika, Kimia, Biologjia dhe kombinimet e tyre. Rrezikojnë Gjuhë-Letërsia, Histori-Gjeografia, Sociologjia, Filozofia, por dhe të tjera.

Në mënyrë progresive, kjo do shpjerë në atrofizimin e më pas mbylljen e vetë Universiteteve, siç po ndodh me Gjirokastrën.

E paralajmëruam me ligjin e ri klientelist të Arsimit të Lartë, por askush nuk e vuri ujin në zjarr.

Lufta që Ministria Arsimit i ka shpallur Universiteteve publike, ka kohë që ka nisur e tanimë Nikolla po shijon frutet e para të papërgjegjshmërisë institucionale të saj.

Jo vetëm kaq.

Ky është projekt-çorbë që zanafillën e ka pikërisht tek ligji antikushtetues dhe denigrues për Universitetet publike.

Tashmë Arsimi i Lartë, rrjedh në një spontanitet të verbër, pa rrugë e pa objektiv të matshëm, apo të arritshëm, i drejtuar vetëm nga instikti i parasë dhe i tregut.

Nuk ka për Arsimin e Lartë as degë prioritare, as të mbrojtura, as rajonale të përcaktuara e të mbështetura financiarisht.

Rama dhe Nikolla do mbahen mend për katrahurën e arsimit në vend, mbylljen e insitucioneve arsimore, braktisjen masive të arsimit dhe shdërrimin e dijes në një mall, vlerën e të cilit nuk e përcakton cilësia, por thjesht sasia e parave të shpenzuara.

Proçesi i pranimeve me ndërhyrjet kuturu në vite, tashmë ka vulën e një procesi fiktiv, brenda të cilit e vetmja pengesë është mesatarja “si t’i teket Ramës”.

Degëve, nga të cilat derivojnë masterat për mësuesi dhe disa që u konsideruan kot të tilla, iu vendos pragu i mesatares 7.

Pa asnjë studim paraprak mbi efektet dhe asnjë konsultim me vetë fakultetet.

Ja ku jemi sot!

Në një rrënim të pashembullt, falë mediokritetit, klientelizmit dhe megallomanisë ministrore.

Ndërkohë Universitetet po presin raundin e tretë, këtë të “hapjes së madhe”, të shpikur si “zgjidhje finale” që zhvlerëson çdo meritë, garë apo preferencë.

Pas dhe kësaj, askush më nuk e kupton se çfarë arsye e mban në detyrë Nikollën dhe Ramën?!

Duhet të kishin ikur me kohë...

Meqenëse nuk e kanë bërë, t’i largojmë sa s’është vonë!

Të fundit