Flash News

KRYESORE

Mbyllja e dosjes “CEZ” Manja deklaron: Prokuroria vjen erë të keqe, zotët e çështjes duhet të jenë prokurorët e thjeshtë

Mbyllja e dosjes “CEZ” Manja deklaron: Prokuroria vjen erë

Në një dalje për media, deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja ka deklaruar se Prokuroria po mbyll dosjen e mashtrimit të madh "CEZ", duke mos marr asnjë dëshmi dhe duke mos i parë faktete dhe provat e paraqitura.

Sipas Manjës, Prokuroria është e kapur nga politika duke u shprehur se vjen erë e keqe.

Manja gjithashtu është shprehur se ka ardhur ora e të vërtetës dhe prokuroria nuk mund ta ndaloj dot këtë. Që prej 1 gushtit 2017 zotët e një çështje do të janë prokurorët e thjeshtë ka deklaruar ndër të tjera deputeti socialist.   

"Ju mediet e mbani mend komisionin hetimor të ngritur nga mazhoranca ku u gjeten fakte për korrupsion të zyrtarëve të lartë të shtetit të kohës, kjo dosje iu dërgua Prokurorisë për të çuar para drejtësisë autorin. Prokuroria kërkon të mbyll një nga dosjet më të rëndësishme, atë CEZ-it.

Prokuroria është kthyer si mjetë për të mbrojtur disa persona, Prokuroria po bën pazare që vjen erë e keqe. Ajo po shfaqet hapur si e drejtuar nga politike, por prokuroria nuk mund ta ndaljë dot të vërtetën, kurrë nuk mund ta ndaloj dot edhe sikur të çoj në gjykatë njerëz të korruptuar, bëj thirrje të presin Veting-un, sepse ka ardhur ora për të vërtetën. Reforma në drejtësi është reformë për pjesën e ndershme të sistemit.

Më 1 gusht të 2017 ka hyrë në fuqi ligji i ri, sipas të cilit  sot zoti i çështjes është një prokuror i thjesht. Sot po flasim për të inkurajuar prokurorët e thjeshtë të këtij vendi, i ftoj të jenë të përgjegjshëm sepse vendi ka nevojë për ta, kjo do të jetë një drejtësi për të gjithë", shprehet Manja.

 

Të fundit