Flash News

KRYESORE

Mbyllja e guroreve në Tomorr, punonjësit dalin në protestë dhe bllokojnë rrugën: Licencën do e marri kryetari i bashkisë

Mbyllja e guroreve në Tomorr, punonjësit dalin në protestë

Ditën e sotme punëtorët e gurores së malit të Tomorrit në të cilën nxirret  gur dekorativ  kanë organizuar një protestë masive.

Këta punëtorë  kanë bllokuar rrugën që lidh qytetin e Beratit me Skraparin  duke kërkuar hedhjen poshtë të vendimit të kryeministrit Edi Ramës dhe ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi, për mbylljen e kësaj gurore.

Sipas tyre licenca për guroren e malit të Tomorrit do i jepet kryetarit të bashkisë Adritaik Zotkaj, i cili është përfolur për vepra të ndryshme kriminale si dhe pritej që të kapej nga ligji i krimiminalizimit gje e cila nuk ndodhi.

Punëtorët thonë se janë të punësuar në këtë gurore prej 10 vitesh dhe nëpërmjet saj sigurojnë bukën e familjeve të tyre. Gjatë këtyre viteve ata kanë qenë të rregullt në lidhje me taksat dhe sigurimet.

Banorët shprehen kundër mbylljes së gurores pasi i është vetmi aktivitet me të cilin mbijetojnë, pasi Skrapari nuk ofron vende të tjera pune.

Në protestën e zhvilluar nga këta punëtorë, të shumtë në numër, vihen re kamionat dhe makineritë të cilat janë nxjerrë në mes të rrugës për ta bllokuar atë.

Policia ka ndërhyrë mes protestuesve duke i shpërndarë ata si dhe raportohet se ka arrestuar disa prej tyre. 

Punëtorët deklarojnë se do ta vazhdojnë protestën e tyre deri ne grevë urie.

Të fundit