Flash News

KRYESORE

Mbyllja e kazinove dhe pikave të bastit, nga 1 janari 9 mijë persona dalin të papunë

Mbyllja e kazinove dhe pikave të bastit, nga 1 janari 9 mijë persona

Duke nisur nga 1 Janari, sipas ligjit të cilin e prezantoi vetë kryeministri Rama, do të mbyllen së funksionuari kazinotë elektronike si dhe bastet sportive. Ato do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre jashtë zonave të banuara.

Referuar të dhënave zyrtare, Top Channel raporton se aktualisht në Shqipëri ka rreth 4.500 pika bastesh, të cilat sipas Kodit të Punës duhet të punësojnë minimalisht nga dy vetë. Pra, në total janë minimalisht 9.000 të punësuar, të cilët nga 1 janari do të dalin të papunë.

Vendimi për mbylljen e pikave të basteve dhe kazinove elektronike, do të ndikojë edhe në të ardhurat e buxhetit të shtetit por sipas efekti është i papërfillshëm.

Të fundit