Flash News

KRYESORE

Mbyllja e lokaleve të natës, Ahmetaj jep sinjale për përkrahje nga qeveria

Mbyllja e lokaleve të natës, Ahmetaj jep sinjale për

Ministri i Shtetit për rindërtimin Arben Ahmetaj ka dhënë sinjale se qeveria do t’i vijë në ndihmë edhe artistëve, të cilët prej dy ditësh kanë protestuar kundër aktit normative që mbyll aktivitetet e tyre.

Pa dhënë  detaje konkrete rreth planit për mbeshtetjen e tyre, Ahmetaj solli në vëmendje ndihmën ndaj qytetarëve te prekur nga tërmeti, duke aluduar për një perkrahjë të ngjashme edhe per ata qe po hasin veshtirësi për shkak të pandemisë.

“Kemi pasur 2 ngarkesa të mëdha 1 nga tërmeti një nga pandemia dhe për çdo qytetar që procesi i rindërtimit ecën dhe për çdo qytetar që shikon që ka një akt normativ që mbyll baret e natës do reflektojë që në ditën e orës së vështirë kush është forca politike dhe lideri që përgjigjet dhe procesi i rindërtimit është një përgjigje shumë e drejtë dhe e verifikueshme se kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk përgjigjet vetëm në ditë të mira por në ditë të vështira në atë momentin kur bie tërmeti dhe pandemia te kush i kthejme sytë?

Besoj se kjo do na shoqërojë për një afat të gjatë, vështirësitë nuk kanë kaluar pandemia nuk ka mbaruar ne na duhet qeveria dhe njeriu i orës së vështirë”, tha Ahmetaj.

Të fundit