Flash News

KRYESORE

Mbyllja e televizioneve, sociologu ironizon Veliajn: Është në alarm, e kanë lënë pa punë

Mbyllja e televizioneve, sociologu ironizon Veliajn: Është në

Sociologu Ergys Mërtiri ka ironizuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, pas vendimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive për të mbyllur transmetimet analoge në Tiranë dhe Durrës.

Mërtiri thotë se vendimi i AMA-s ka shkaktuar alarm në bashkinë e Tiranës dhe se Veliaj i ka dërguar një letër ku ankohet se kanë lënë pa punë.

“I gjithë populli mbetet pa televizor, në Alarm në Bashkinë e Tiranës. Lali Eri i shkruan AMA-s: "Na latë pa punë!" I vetmi televizion i mbijetuar është ERTV, që transmeton në internet! Star i momentit tashmë në Shqipëri, më shumë se të gjithë aktorët e humorit është bërë Niko Peleshi”, shkruan Mëritri.

Erion Veliaj është politikani që shfaqet më shpesh në mediat shqiptare, duke kaluar edhe kryeministrin Edi Rama. Kasetat e regjistruara që u dërgon televizioneve e shfaqin kryebashkiakun sikur të jetë në punë edhe në ato raste kur ndodhet jashtë vendit.

Ky është dekoderi që duhet të blini për të parë kanalet televizive në Shqipëri; sa kushton dhe ku mund ta gjeni

Të fundit