Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Mbyllja lojërave të fatit, eksperti i basteve: Kryeministri Rama do na përdorë politikisht
Qeveria shqiptare, përmes një vendimi të papritur vendosi që me 31 dhjetor të mbyllë bastet sportive dhe kazinot elektronike në të gjithë vendin. Arsyet dhe se çfarë fshihet pas aksionit, nuk janë bërë të ditura, ndonëse opozita ka deklaruar shpesh se pas vendimit mund të qëndojnë njerëz të lidhur me kryeministrin që synojnë të monopolizojnë tregun.
Në mungesë të informacioneve, Politiko.al kontaktoi me një ekspert të basteve on-line, njëherësh ish-drejtues i një kompanie bastesh në vend, i cili shprehet: “Vendimi për mbylljen u mor tani për arsyen e parë që paratë të kanalizohen në tregun on-line dhe totalisht jashtë kontrollit shtetëror si një burim ekstra financimi për ata që e kontrollojnë ketë treg dhë për t’u përdorur nga KM si i vetmi premtim i mbajtur nga fushata e 2013 (pasi në 2017 nuk e preku kete teme)”, sqaroi ai, emrin e të cilit nuk po e bëjmë të ditur për arsye etike.
“Pasojat për buxhetin e shtetit janë minus 5.2 miliarde lekë ne vit pa përfshirë sigurimet shoqërore që paguhen për 10 mije persona dhe tatimin mbi qerate që arketohej nga rreth 4000 objekte”, sqaroi eksperti.
Agjenci të ndryshme imobiliare raportojnë se pavarësisht se bastet janë mbyllur, pronarët e dyqaneve refuzojnë të japin me qera ose të shesin ambientet, pasi janë në pritje të një vendimi tjetër të qeverisë, që do merret në Mars.
Pyetur për këtë çështje, eksperti nuk disponon informacione, por konkludon se vendimi i mazhorancës është më shumë një lëvizje taktike, per t'u perdorur si 'kalë beteje' ne zgjedhjet lokale qe do mbahen me 30 qershor 2019.
“Per Marsin nuk kam dijeni se do te vendoset dicka dhe aq me pak e besoj pikerisht per arsyen politike qe permenda me lart. Nderkohe ata qe jane ushqyer me kete biznes do te mbahen me shpresa per pas zgjedhjeve”, përfundoi ai.