Flash News

KRYESORE

Mbyten dy persona në rezervuarin e Bradomirës, policia jep detaje

Mbyten dy persona në rezervuarin e Bradomirës, policia jep detaje

Dy persona kanë humbur jetën në fshatin Bradomirë të Pogradecit. Raportohet se viktimat ishin duke peshkuar në rezervuarin e fshatit por nuk dihet ende se në çfarë rrethanash kanë humbur jetën.

Policia njofton se një viktimave është 50-vjeçari me inicialet A.P. ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të dytë që i përket shtetasit me inicialet Z.K, 56-vjeç.

“Më datë 30.12.2018, jemi njoftuar se në rezervuarin e fshatit Bradomirë, duke peshkuar, dyshohet të jetë mbytur dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi A.P, 50 vjeç, banues ne fshatin Bletas.

Trupi i tij, është gjetur dhe është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit dhe shërbimeve të Policisë në vendngjarje.

Dyshohet se viktima, ka dalë për të peshkuar së bashku me shtetasin Z.K, 56 vjeç, banues në fshatin Bradomirë, për të cilin po vijojnë kërkimet si dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të bërë të mundur gjetjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Të fundit