Flash News

KRYESORE

Mbytet i riu në Gjirin e Lalzit, viktima e parë e këtij sezoni

Mbytet i riu në Gjirin e Lalzit, viktima e parë e këtij sezoni

Sezoni turistik në Shqipëri ka nisur me tragjedi. Një 22 vjeçar është mbytur sot në plazhin e Gjirit të Lalzit, teksa ishte duke u larë në det së bashku me dy shokë të tij.

Viktima me iniciale E.S., është banues në Tiranë dhe me origjinë nga Peshkopia. Ngjarja tragjike është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit.

Pavarësisht se vitin e kaluar pati një numër të madh të personave që u mbytën, sërish nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet për të vendosur roje në plazhet e populluara.

Njoftimi i policisë:

1-Më datë 02.06.2018, rreth orës 12:15, në Gjirin e Lalëzit, është mbytur në det shtetasi E. S. 22 vjeç, banues  në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Të fundit