Flash News

KRYESORE

Mbytet në lumin Gjadër vëllai i këngëtares së famshme

Mbytet në lumin Gjadër vëllai i këngëtares së

Më pas në mesditë, u regjistrua shënua një tjetër ngjarje e rënde, mbytja e një djali 9 -vjeçar në lumin Gjadër i shoqëruar nga nëna e tij. Lidhur me këtë ngjarje, sipas informacioneve të para nga komisariati i policisë së Vaut të Dejës bëhet me dije se nëna e tij ka hyrë në lumë për t’i ardhur në ndihmë, por s’ka mundur ta shpëtojë. Por ajo që Shqipëriaime ka zbuluar nëpërmjet një mesazhi të ardhur redaksi që djali i vogël F.Marku i cili fatkeqësisht u mbyt sot në lumin Gjadër, është në fakt vëllai nga babai i këngëtares së famshme të muzikës popullore Elizabeta Marku.

Nga sa na njofton qytetari, mamaja e Elizabetës është ndarë prej shumë vitesh prej të atit, dhe të gjithë janë larguar duke e lënë babain vetëm në shtëpi dhe janë transferuar në Tiranë. Ky i fundit pas disa vitesh, është martuar sërish, por jeton në kushte mjaft të vështira ekonomike, ku sipas qytetarit, dhe pse këngëtare e famshme Elizabeta nuk është kthyer kurrë te i ati qoftë dhe për ta ndihmuar sadopak ekonomikisht.

Njofitmi i plotë i policisë

Me datë 28.07.2017, ora 10:50,kemi marre njoftim se ne lumin e Gjadrit është mbytur një femijë.

Menjëherë Sherbimet e Komisariatit Vau Dejës kanë shkuar ne vendngjarje te cilët njoftojnë se është shtetasi F. M, 9 vjeç, nga fshati Naraç, pa shenje jete.

Nga informacinet paraprake mesohet se femija ka qenë i shoqëruar nga nëna e tij M. M, 42 vjeçe, e cila ka hyrë në lum për të shpëtuar të birin.

Shtetasja M. M. është jashtë rreziku për jetën dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër.

Të fundit