Flash News

KRYESORE

Mbytet një gomone me emigrantë në Mesdhe, raportohen 117 të zhdukur

Mbytet një gomone me emigrantë në Mesdhe, raportohen 117 të

Rreth 117 emigrantë raportohet të jenë zhdukur pas mbytjes së gomones në të cilën po udhëtonin, në Detin Mesdhe.

Gomonia është gjetur mbrëmjen e djeshme në brigjet e Tripolit, dhe autoritetet libiane kishin njoftuar autoritetet italiane.

Një helikopter i Marinës Detare italiane arriti të shpëtonte vetëm 3 persona, të cilët mbërritën në Lampeduza dhe rrëfyen se në gomone kanë qenë rreth 120 persona.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për gjetjen e zhdukurve, mes të cilëve janë 10 gra, njëra prej të cilave shtatzënë dhe dy fëmijë.

Të fundit