Flash News

KRYESORE

Mbytet një tjetër turist, policia jep detaje

Mbytet një tjetër turist, policia jep detaje

Ngjarja e rëndë e ditës së sotme ku një turiste ruse u mbyt në plazhin e Ksamilit është pasuar nga një tjetër ngjarje e rëndë.

Burime të policisë bëjnë me dije se një tjetër turist nga Sllovakia me iniciale Beres S.,66 vjeç është mbytur në det pasditen e sotme në plazhin e Golemit.

Policia ka marrë në pyetje bashkëshorten e viktimës dhe sipas deklarimeve të saj, 66- vjeçari ka konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe është futur në det për të notuar. Nga verikimet paraprake nuk rezulton të këtë shenja dhune. Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

 Më datë 21.07.2017, rreth orës 19:45, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një shtetas pa ndjenja në bregun e plazhit të Golemit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Nga verikimet paraprake ka rezultuar se ka ndërruar jetë shtetasi sllovak : – Beres S.,66 vjeç. Sipas deklarimeve të bashkëshortes, shtetasi i mësipërm ka konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe është futur në det për të notuar. Nga verikimet paraprake nuk rezulton të këtë shenja dhune. Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Të fundit