Flash News

KRYESORE

Mbytet trageti në lumin Tigër, humbin jetën 102 persona

Mbytet trageti në lumin Tigër, humbin jetën 102 persona

Një traget është mbytur në lumin Tigër, në Mosul të Irakut, ku kanë humbur jetën të paktën 102 persona.

Sipas "CNN", në bord ndodheshin mbi 170 persona, ku 60 prej tyre rezultojnë të zhdukur.

Ndërkohë, zyrtarët vendas kanë bërë të ditur se mes viktimave ishin edhe 12 ishin fëmijë.

Tragetët transportonin njerëz nga një anë e lumit në një ishull të vogël turistik të quajtur Umm al-Rabeein.

Ekipet e shpëtimit ishin në gjendje të shpëtonin një numër trupash nga lumi dhe operacionet e kërkimit janë në vazhdim.

Ndërkohë, Duraid Hikmat Tobya, drejtori i Rezervave të Ujërave të Ninive, tha se anija u mbyt në gjysmë të rrugës për shkak të niveleve të larta të ujit në lumë.

Gjithashtu bëhet me dije se tragati ishte ngarkuar me dyfishin e kapacitetit të lejuar.

Të fundit