Flash News

KRYESORE

“Mbyti fillimisht gruan pastaj veten?” Zbardhet autopsia për çiftin miliarder kanadez

“Mbyti fillimisht gruan pastaj veten?” Zbardhet autopsia për

Është publikuar ditën e sotme autopsia e çiftit miliarder kanadez e cila duket se ka tronditur jo vetëm familjarët, por edhe opinionin publik. Në autopsi thuhet se Barry Sherman dhe bashkëshortja e tij Honey ka vdekur si pasojë e mbytjes.

Mediat e huaja kanë publikuar më tepër detaje rreth kësaj ngjarje. The Sun shkruan se çifti u gjet i varur përkrahë njëri-tjetrit çka të lë dyshimet e një ekzekutimi. Po ashtu në media flitet se mund të ketë qenë Barry i cili ka mbytur fillimisht bashkëshorten dhe më pas e ka varur atë në litar, për tu varur më pas edhe vetë. Kjo mbetet thjeshtë një teori konspiracioni e ndërsa hetimet vijojnë me intensitet. Miliarderi dhe gruaja e tij u vranë nga kushërinjtë? Reagon familja e biznesmenit kanadez Vrasja e miliarderit kanadez dhe bashkëshortes të tij po hetohet si ‘e dyshimte’ nga policia. Kështu ka bërë të ditur për mediat komandanti David Hopkinson mbrëmjen e djeshme. Hetuesit janë marrë me çështjen dhe pritet që ditën e sotme të ketë një rezultat nga ekspertiza për të parë se nga cfarë kanë vdekur dy personat. Pas qarkullimit të disa zërave në media se çifti miliarder mund të jetë ekzekutuar nga kushërinjtë për shkak të një konflikti të hershëm për pronat ka reaguar edhe familja e të ndjerëve. “Prindërit tanë kanë dhënë një kontribut për jetën dhe përkushtimin ndaj familjes dhe komunitetit, gjë që është krejtësisht në kundërshtim me thashethemet që për fat të keq po qarkullojnë në media për vrasjen e tyre. Ne i bëjmë thirrje autoriteteve të bëjnë një hetim intensiv dhe objektiv”, shkruhet në reagimin e familjarëve të biznesmenit. Njëra nga teoritë konspirative që qarkullon në mediat e huaja është një ekzekutim i mundshëm nga kushërinjtë e miliarderit Sherman, për shkak të disa konflikteve për pronën në të cilën ai ngriti kompaninë farmaceotike e cila e bëri atë të pasur, shkruan The Independent. Barry Sherman, 75 vjeç, ishte një donator i shquar i Partisë Liberale në pushtet të Kanadasë, me një pasuri që Forbes vlerësoi në 3.2 miliardë dollarë. Grupi kanadez i avokimit Democracy Watch kritikoi Sherman vitin e kaluar për përfshirje në një fond grumbullues për Liberalët ndërsa u regjistrua si një lobist i qeverisë. U ekzekutuan nga kushërinjtë? Dyshimet e policisë për vrasjen e miliarderit dhe gruas: I përfshirë … Policia kanadeze po heton vdekjen misterioze të miliarderëve farmaceutikë Barry Sherman, themeluesin e Apotex Inc dhe bashkëshortes së tij Honey, trupat e të cilëve u gjetën në rezidencën e tyre në Toronto të premten. Autoritetet do të kryejnë ekzaminime post-mortem ditën e sotme dhe po trajtojnë vdekjet si të dyshimta, tha një zëdhënës i Policisë së Torontos. Asnjë i dyshuar nuk ishte identifikuar, tha policia, por  kanë nxjerrë disa detaje rreth rrethanave të vdekjeve që kanë tronditur njerëzit në qarqet politike, afariste dhe filantropike të Kanadasë. Kryeministri kanadez Justin Trudeau i shprehu ngushëllimet e tij “familjes dhe miqve të tyre, dhe të gjithëve të prekur nga vizioni dhe fryma e tyre”. Barry Sherman, 75 vjeç, ishte një donator i shquar i Partisë Liberale në pushtet të Kanadasë, me një pasuri që Forbes vlerësoi në 3.2 miliardë dollarë. Grupi kanadez i avokimit Democracy Ëatch kritikoi Sherman vitin e kaluar për përfshirje në një fond grumbullues për Liberalët ndërsa u regjistrua si një lobist i qeverisë, shkruan Reuters. Sherman ishte përfshirë në një seri padi, përfshirë një betejë dhjetëvjeçare me kushërinjtë që kërkonin kompensim për akuzat që i kishte prerë nga kompania që do ta bënte atë të pasur. Policia zbuloi rreth vdekjeve të Shermans në mesditë të premten duke iu përgjigjur një thirrje emergjente. Miliarderi dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në bodrumin e shtëpisë Gjendet te vdekur ne banesen e tyre ne Toronto te Kandase, miliarderi se bashku me gruan e tij. “Një miliarder kanadez dhe gruaja e tij janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Toronto në rrethana që policia e përshkroi si “të dyshimtë”- raporton BBC. Sipas saj, trupat e Barry Sherman dhe gruas së tij Honey u gjetën në bodrum nga një agjent i pasurisë, thanë njoftimet. Z. Sherman ishte themeluesi dhe kryetari i gjigandit farmaceutik Apotex, i cili ka tregun e tij te medikamenteve ne te gjithe boten. Ai ishte një nga burrat më të pasur të Kanadasë dhe një filantrop i shquar. Nga kontrolli ne banese, sipas policise nuk kishte asnjë shenjë se ne te kane hyre persona me dhune, apo dhunim tjeter te prones. Mediat vendase njoftuan se hetuesit nuk po kërkonin për një të dyshuar në këtë kohë.   Detektivi Brandon Price i tha transmetuesit kanadez CBC se hetuesit ishin ende duke u përpjekur për të zbardhur ngjarjen. POlicia po pret ekspertizat e rastit dhe nuk ka dhene detaje lidhur me emrat, por postimet e miqtve dhe te njohurve te ciftit kane mbushur rrjetet sociale. “Unë jam i shokuar dhe nuk kam fjale,” tha Eric Hoskins në nje postim ne Twitter. “Miqtë e mi të dashur Barry dhe Honey Sherman janë gjetur të vdekur. Njerez të mrekullueshme, filantropë të pabesueshëm, liderë të mëdhenj në kujdesin shëndetësor”. thuhet per ta. Senatorja Linda Frum deklaroi “Komuniteti ynë është i zhytur në pikëllim. Unë jam zemërthyer,” tha ajo.

Të fundit