Flash News

KRYESORE

Mbyti gruan, Krimet e Rënda kërkojnë burg përjetë për Namik Velajn

Mbyti gruan, Krimet e Rënda kërkojnë burg përjetë

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burg përjetë për Namik Velajn i cili mbyti gruan e tij rreth 2 vite më parë. Po ashtu, tre vite burg ka kërkuar dhe për  mjekun e urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, Ilir Tanki për veprën penale "Shpërdorim detyre".

Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur në Fier në janar të vitit 2017 kur Namik Velaj, 75 vjeç, banues në Patos, mbyti gruan e tij Verke Velajt.

Namik Velaj ka mbytur bashkëshorten me litar dhe më pas ka thirrur mjekun e urgjencës, Ilir Tanku. Mjeku, ndonëse kishte konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës,  ka deklaruar se Verke Velaj kishte vdekur nga shkaqe natyrale. Velaj e ka mbuluar të shoqen me një shall dhe nuk ka lejuar asnjë nga të afërmit e saj të prekin shallin.

Të fundit