Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Me 165 kilometra në rrugët e Tiranës, policia arreston 8 shoferë
Policia e Tiranës gjatë orëve të fundit ka zhvilluar kontrolle të shumta në rrugët e kryeqytetit, duke gjobitur disa shoferë për shkeljen e rregullave të qarkullimit.
Në videon e publikuar nga Policia shihet se një drejtues mjeti ka ecur me 165 kilometër në orë duke rrezikuar dhe jetën e qytetarëve.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi”, shkruan Policia e Tiranës.
Sipas tyre, për nga rrezikshmëria dhënia e makinës në gjendje të dehur mbetet burimi kryesor i aksidenteve rrugore me pasoja fatale për jetën.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa Leje drejtimi. Janë pezulluar 12 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe dy drejtues mjetesh janë ndëshkuar për gara shpejtësie.
“Rrugorët e kryeqytetit do jenë të fokusuar edhe ditët në vijim në verifikimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore, pa asnjë tolerancë ndaj atyre që rrezikojnë veten dhe të tjerët, me mënyrën se si e përdorin rrugën dhe mjetin, në raport me rregullat e qarkullimit rrugor”, njofton policia.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/496666921158319/