All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Me 166 km/h dhe nën efektin e alkoolit, policia pezullon 13 leje drejtimi për katër orë

Me 166 km/h dhe nën efektin e alkoolit, policia pezullon 13 leje drejtimi
All - Paragraf - 1

Policia Rrugore njofton se edhe mbrëmjen e djeshme kanë vijuar kontrollet me radar përgjatë autostradës Tiranë-Durrës. Në rrjetin social Facebook, policia njofton se ka ndaluar drejtues të cilët qarkullonin me shpejtësi të lartë dhe nën efektin e alkoolit.

All - Paragraf - 3

Policia bën të ditur se përgjatë katër orëve janë pezulluar 13 leje drejtimi automjetesh.

“Policia Rrugore e Tiranës kontrolle me Radar e Drager në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, për parandalimin e aksidenteve rrugore.

166 km/h + 22 mg/l alkool. Shpejtësi fluturuese e kombinuar me alkool = destinacion ?????.

Në këtë rast shpëtimtari i jetës ishte Polici e Radari dhe drejtuesi i mjetit shkoi në banesë por pa patentë, por me të tilla kombinime në rastin më të keq shkon patenta në banesë por pa drejtuesin e mjetit.

Prej orës 22.00 të mbremjes së datës 04.08.2018 deri në orën 02.00 të mëngjesit të datës 05.08.2018 janë pezulluar 13 Leje Drejtimi për shpejtësi që varionin nga 138 km/h e deri në 166 km/h, ku në tre raste me kombinim shpejtësi+alkool.

Mos shpejtoni se Radari ju pret, mos fluturoni se destinacioni ????????”, shkruhet në faqen e policisë në rrjetin social Facebook.

Të fundit