Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore në botë: RIHAPJA prova dhe gabime, me jetën në fije të perit

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore në botë: RIHAPJA prova dhe gabime, me

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■Spanjë: Një grevë në fabrikën kryesore të montimit të Nissan në Spanjë, dy ditë pas rihapjes, nënvizon se cili mund të jetë shqetësimi tjetër i madh i punës së organizuar: mbrojtja e punëtorëve në një ekonomi pas pandemisë.

■Rusi: Oligarkët, me miliona punonjës dhe dhjetëra qytete ruse të mbështetur në ndërmarrjet e tyre, janë bërë figura kryesore në reagimin kombëtar ndaj pandemisë, pasi sistemet lokale të shëndetit janë problematike.

■Poloni: Zgjedhjet e para presidenciale të Europës, që nga shpërthimi i koronavirusit, u shtynë, megjithë një presion kaotik të partisë qeverisëse në Poloni për të vazhduar përpara me votimet me anë të postës.

■Aplikacion për gjurmim në Britani: Shërbimi Kombëtar i Shëndetit po bën përpara me një aplikacion për të gjurmuar përhapjen e virusit, megjithë dilemat në lidhje me efektivitetin e teknologjisë, masat mbrojtëse të privatësisë dhe përputhshmërinë me smartphone-t.

■Parashikimi ekonomik: Ekonomia e Britanisë pritet të tkurret me 30 përqind në tremujorin e dytë, sipas Bankës së Anglisë. Për vitin e plotë rënia ka të ngjarë të jetë 14 përqind - më e forta për ekonominë britanike që nga 1706.

■Carlos Ghosn: Prokurorët në Turqi akuzuan katër pilotë, një zyrtar kompanie ajrore dhe dy stjuartë për rolet e tyre si të dyshuar në arratisjen e ish -drejtorit të Nissan nga Japonia për në Turqi dhe më pas në Liban.

■Michael Flynn: Departamenti i Drejtësisë i ShBA e pushoi çështjen kundër ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare të Presidentit Trump, i cili kishte pranuar dy herë se kishte gënjyer agjentët e FBI për bisedat e tij me një diplomat rus.

■Rrjedhje gazi në Indi. Hetuesit po investigojnë një rrjedhje gazi në një fabrikë kimike në qytetin bregdetar të Visakhapatnam-it që vrau të paktën 11 njerëz dhe sëmuri qindra të enjten. Rrjedhja lëshoi një re stireni, i cili mund të jetë vdekjeprurës në përqendrime të larta.

■SHBA-Iran: Senati amerikan nuk arriti të rrëzojë veton e Presidentit Trump për një rezolutë që kërkonte ta bllokonte atë nga ndërmarrja e veprimeve të mëtejshme ushtarake kundër Iranit pa miratimin e qartë nga Kongresi.

THELLE

Prova dhe gabime, me jetën në fije të perit

Vala e parë e rihapjeve në Europë dhe Azi sugjeron që mund të hyjmë në një periudhë eksperimentale që mund të zgjasë një ose dy vjet - "eksperimente me shoqëri të tëra që shërbejnë si kavie laboratori", shkruan The New York Times.

A e kufizon të qenit jashtë (në ambjente të hapura) transmetimin? Zyrtarët lituanezë thonë se kjo po ndodh, dhe ata po mbyllin rrugët për të lejuar që restorantet dhe baret të ofrojnë shërbim vetëm në natyrë. Të njëjtën gjë po bëjnë autoritetet në Sidnej, Australi, duke lejuar surfing dhe notin, por jo shoqërimet në plazhe. Bangkoku po rihap parqet, por po ndalon shumicën e aktiviteteve shoqërore.

Gjermania po i lë fëmijët e klasave të larta të kthehen në shkollë, duke arsyetuar se ata do t’i respektojnë më mirë rregullat për maskat dhe mbajtjen e distancës. Danimarka po bën të kundërtën: lejimin e fëmijëve të vegjël të kthehen në shkollë, me shpresën se ata janë më pak të rrezikuarit.

■ Moderna, një nga kompanitë e para biotek që filloi provat njerëzore të një vaksine eksperimentale për koronavirusin, është e gatshme të kalojë në fazën tjetër të testimit. Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave i dha viston kërkesës së saj për të vazhduar një provë klinike që përfshin rreth 600 persona.

■ Disa shkencëtarë shpresojnë se një teknologji shumëvjeçare - drita ultravjollcë ambjentale - mund të zhduk patogjenët nga ajri në dyqane, restorante dhe klasa, duke luajtur potencialisht një rol kyç për të përmbajtur përhapjen e mëtejshme të infeksionit.

■Transmetimi seksual i virusit ende duket i pamundur, por studiuesit në Kinë kanë zbuluar që koronavirusi, ose grimca të tij, mund të jetojë në spermë. Nuk është e qartë nëse shkencëtarët kanë gjetur virus infektiv ose fragmente të ngrira.

 

 

Të fundit