Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore nga vendi: nga plagosjet e rënda, te shtyrja e përgjigjeve të Lotarisë Amerikane
Politiko.al
Mirëmëngjes!
‘Posta e mëngjesit’ ju sjell një përmbledhje të lajmeve kryesore duke nisur: me dy plagosje të rënda, që pasuan ngjarjen e ditës së hënë ku mbetën 4 viktima. Gjithashtu zhvillime të tjera nga vendi, ku mjeku Pëllumb Pipero rrëfen se njerëzit i qëndrojnë larg, apo shtyhet data për publikimin e fituesve të lotarisë Amerikane.
Shkodër e Peqin, dy plagosje të rënda. Policia zbadh ngjarjen dhe arreston autorët
Dy plagosje të rënda ndodhën pasditen e të martës në Shqipëri. Në Shkodër mbeti i plagosur një 50-vjeçar, Gëzim Bici, i cili pati një konflikt me tjetër person. Bici ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Shkodrës pasi dy predha e kanë goditur në trup.
Vetëm pak minuta pas ngjarjes, policia arrestoi atutorin e plagosjes së rëndë. Emri i tij nuk bëhet i ditur, ndërkohë që shkak i plagosjes mendohet të jetë një konflikt pronësie.
Në Peqin u plagos një efektiv i burgut nga një plumb qorr. Polici i Burgut ishte në shërbim gjatë kohës që një plumb qorr e goditi. Fatmirësisht polici i burgut është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia arrestoi autorin.
■Mjeku Pëllumb Pipero deklaroi se njerëzit i rrinë larg, pasi dyshojnë se ai është i sëmurë me Covid-19. Mjeku tregoi gjithashtu se edhe familjarët i qëndrojnë larg për shkak të situatës nga virusi.
■Kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani i ka mbaruar afati. Në Këshillin e Lartë Gjyqësor ka shkaktuar debate kjo çështje, ndërsa Dvoranit i është lënë afat një ditor për t'u shprehur.
■Ministrja e Arsimit dhe Sportit Besa Shahini deklaroi se do të anulohen provimet e lirimit, por jo ato të Maturës. Matura do të mbyllet në qershor, me qëllim që nxënësit të kenë mundësi të ndjekin studimet universitare.
■Partia Demokratike e quan propozim “kriminal” atë të deputetit socialist Ilir Beqaj, që kërkon uljen e pagave për të përballuar situatën nga koronavirusi. PD thotë se qeveria duhet të prekë koncensionet për të përballuar situatën.
■Në Shqipëri janë shëruar 90% e mjekëve dhe infermierëve të prekur nga koronavirusi. Megjithatë, ende nuk ka shifra zyrtare se sa është numri total i mjekëve dhe infermierëve të prekur nga kjo sëmundje.
■Edhe pse i lëndon shumë shqiptarët - lista e fituseve të Lotarisë Amerikane u shty. Fituesit do të shpallen më 6 qershor.
■Rezart Veleshnja ironizon mediat duke pretenduar sërish që nuk ka ndodhur gjë. Mohon sherrin Ledio-Genti siç mohoi demaskimin e së dashurës.
■Albana Osmani do të rikthehet në ekran. I bie nga “Kina” që do e shohim në Vizion Plus.
■Ka shkuar në 30 numri i viktimave nga koronavirusi në vend. Së fundmi betejën nga Covid-19 e humbi mëngjesin e sotëm një 50-vjeçar, nga Kruja, i cili qëndronte prej 8 ditësh i intubuar.
■Gjykata e Apelit ka shtyrë për në 13 maj seancën ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, tetë muaj pasi ai u dënua me 3 vjet shërbim prove për shpërdorim detyre. Arsyet e shtyrjes janë situata e krijuar nga Covid-19, pasi sipas gjykatës kjo çështje nuk është ngutshme, si dhe mosnjoftimi i të gjitha palëve në proces.
■Pas rihapjes së fashës së re të subjekteve që ishin mbyllur si pasojë e koronavirusit, rregullat shoqëruese për mbajtjen e higjenes janë të forta. Në dyqanet që shesin veshje, klienti nuk duhet të provojë rrobat në trup, pra në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën, por duke mbajtur veshjen e tij poshtë produktit të dyqanit, ndërsa duhet menjëherë t’i lajë pas blerjes.
■Policia e Tiranës zbardhi detaje mbi sherri mes dy aktorëve të njohur të humorit. Sipas policisë, Ledio Lako qëlloi Gent Hazizin me përforcues grushti.
■Piktori Helidon Haliti rrëfeu në një intervistë për Politiko.al krijimtarinë e frymëzuar nga karantina. Artisti tha se ndryshe nga shumë të tjerë, kjo periudhë e ka çliruar më shumë.
■Studimi nga eksperti italian: Në ambiente të mbyllura coronavirusi reziston deri në 18 orë, në diell as dy minuta.
*Për ta marrë me email ‘Postën e mëngjesit’ dërgo një email te [email protected]