Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në botë

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane si The New York Times, The Washington Post etj., ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

Humbjet e aeronautikës në Europë: Shefi ekzekutiv i Airbus e quajti pandeminë "krizën më të rëndë" që industria ka njohur, duke raportuar se kompania ka një humbje neto prej 481 milion eurosh në tremujorin e parë të 2020. Gjashtëdhjetë prej avionëve të porositur te Airbus nuk mundën të dorëzoheshin.

...dhe në ShBA: rivali i Airbus, Boeing raportoi një humbje neto prej 641 milion dollarësh në tremujor dhe tha që do të reduktonte 16,000 vende pune, rreth 10 përqind të stafit. Kompania pretendon se nuk pret që udhëtimet ajrore të rikuperohen në nivelet e para pandemisë për tre vjet.

Kongresi Popullor Kombëtar: Zyrtarët kinezë lajmëruan se do të mbajë mbledhjen vjetore të shtyrë aq shumë - ngjarja më e rëndësishme në kalendarin politik të vendit - në fund të majit në Pekin, kohë kur do të lehtësohen kufizimet e karantinës në kryeqytet.

Joe Biden: Zhgënjimi në Partinë Demokrate po shtohet pas një përgjigjeje të munguar të ish-zv/Presidentit ndaj pretendimit për sulm seksual nga një ish-ndihmëse. Fushata presidenciale e Biden ka thënë pak publikisht, përveç një shablloni se gratë meritojnë të dëgjohen dhe këmbënguljes se pretendimi është i pavërtetë.

Energjia globale: Një rënie "e paparë" në përdorimin e karburanteve fosile, nxitur nga kriza Covid-19, ka të ngjarë të çojë në një reduktim me gati 8 përqind të emëtimit të gazrave këtë vit- më i madhi në histori - njoftoi Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë. Ekspertët paralajmëruan se emëtimet mund të rriten sërish kur pandemia të zvogëlohet.

Jemen: Përhapja e parë e konfirmuar e koronavirusit u raportua në qytetin-port Aden, duke bërë thirrje të përsëritura për armëpushim humanitar në luftën civile atje nga grupet e ndihmave dhe Kombet e Bashkuara.

Academy Awards: Filmat do të pranohen në garën për Oscar në ceremoninë e vitit 2021 edhe nëse nuk shfaqen në kinema për shkak të pandemisë, njoftoi Akademia e Filmit.

Kaosi në ligat e futbollit: Zyrtarët e Ligave në të gjithë Europën po paralajmërojnë falimentime dhe rrënime financiare nëse kontratat televizive nuk do të përmbushen, pasi kryeministri i Francës i dha fund kampionatit francez të futbollit.

THELLE

Karuseli i Boris Johnson

Kryeministri britanik ka parë një vit me ngjitje dhe ulje marramendëse: një fitore zgjedhore, një divorc, një fejesë dhe një sëmundje kërcënuese për jetën - për të mos përmendur Brexit-in dhe pandeminë, e cila ka vrarë më shumë se 26,000 njerëz në vendin e tij. Tani z. Johnson është babai krenar i një djali të vogël - fëmija i tij i pestë, i gjashtë ose i shtatë, në varësi të kush i llogarit.

Por qeveria e tij po përballet me pyetje të forta se, përse Britania nuk ka arritur të sigurojë maska apo doreza të mjaftueshme për mjekët dhe infermierët,dhe duket se nuk do të mund të mbajë një premtim për të testuar 100,000 njerëz në ditë deri në fund të prillit, dhe as nuk ka ofruar ende një plan për heqjen e bllokimit të vendosur më 23 Mars.

Vdekjet e rillogaritura: Numri i viktimave në Britani shkoi në 26.097, një nga më të lartat në Europë, pasi qeveria përfshiu edhe ata që vdiqën në azile pleqsh apo shtëpitë e tyre.

 

Të fundit