Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në botë

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■Qendra e Romës po gumëzhinte përsëri të hënën pas 10 javësh bllokim. Ndërsa disa galeri italiane po rihapen, Bienalja e Venecias tha se do të shtyjë dy nga ekspozitat e saj të njohura.

■ Irani po përballet me një rritje të rasteve me Covid-19 pas rihapjes, e cila u bë pa përmbushur standardet e rekomanduara në testimin dhe gjurmimin e kontakteve.

■ Duke u përballur me një mungesë sezonale të punëtorëve migrantë, Gjermania ka lejuar fermerët të marrin në punë punëtorë nga Europa Lindore. Por kjo ka ngritur shqetësime për importimin e infeksioneve të reja.

■Hetuesit amerikanë e lidhën Al Kaedën me të shtënat vdekjeprurëse të vitit të kaluar në një bazë ushtarake në Pensacola, Florida. Ata thanë se personi i armatosur, një kadet saudit atje, kishte komunikuar me një operativ të al Kaedës i cili kishte inkurajuar sulmet.

■Një përleshje e dytë shpërtheu të hënën midis ligjvënësve në Hong Kong, pasi debatuan për udhëheqjen e një komiteti të planifikuar për të marrë në konsideratë një paketë legjislative e cila frikëson disa se do të forcojë kontrollin nga Kina.

■Drejtuesit e Gjermanisë dhe Francës bashkuan forcat të hënën për të propozuar marrjen e një huaje prej 500 miliard euro, për një fond rimëkëmbjeje për të ndihmuar vendet e goditura më rëndë nga pandemia. I gjithë blloku do të jetë përgjegjës për ripagimin e fondit, nga i cili do të përfitonte kryesisht  jugu më i varfër - një qasjeje ekonomike së cilës Gjermania i rezistoi për dekada. Nëse miratohet, plani do të sinjalizonte një Europë më të unifikuar. Në vende si Italia, ku shumë ndjehen të braktisur nga fqinjët e tyre, ndjenja anti-europiane dhe populiste ka spikatur.

THELLE

Rezultate premtuese nga provat e para me vaksinën anti-Covid

Vaksina e parë e koronavirusit e testuar te njerëzit ishte në gjendje të stimulonte, pa rrezik, një përgjigje imune kundër infeksionit të koronavirusit, tha të hënën prodhuesi i saj, Moderna.

Vaksina, e dhënë për tetë vullnetarë, secili dy doza, është në një kalendar proritar për t'u testuar në qindra të tjerë. Nëse do të jenë të suksesshme, dozat mund të jenë të disponueshme për publikun deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2021, tha kompania.

Detaje: Teknologjia e Moderna-s, e cila përdor material gjenetik nga virusi i quajtur RNA, është relativisht e re dhe nuk ka prodhuar ende një vaksinë të aprovuar. Një plus i mundshëm: Kuadri  gjenetik i saj mund të përshtatet shpejt për çdo kërcënim të ri viral.

Konteksti: Dhjetëra kompani në të gjithë botën po punojnë për vaksinën. Ekspertët thonë se botës do t’i duhet më shumë se një, sepse kërkesa do të tejkalojë kapacitetin e prodhimit të çdo prodhuesi të vetëm.

Të tjera

Qëndrim zyrtar: Presidenti Trump tha se kishte marrë hidroksilklorinë, një ilaç antimalarje që ekspertët kanë paralajmëruar se mund të shkaktojë anomali të rrezikshme të ritmit të zemrës në pacientët me koronavirus, si një masë parandaluese. Ai tha se nuk kishte simptoma të Covid-19.

Udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping, premtoi të hënën 2 miliard dollarë për luftën e Organizatës Botërore të Shëndetit kundër pandemisë, por ai shmangu thirrjet për një hetim të pavarur mbi origjinën e koronavirusit.

Reagimi i ShBA: Një zyrtar i lartë i administratës Trump e quajti premtimin e ndihmës së Kinës "një përpjekje për të hequr vëmendjen nga kërkesat e një numri në rritje vendesh që kërkojnë marrjen e përgjegjësive".

Të fundit