Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në botë

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■Zero të infektuar: Disa vende po raportojnë piketa të jashtëzakonshme: nuk kanë raste të reja të koronavirusit. Midis tyre janë Koreja e Jugut, e cila nuk ka raportuar raste të reja që nga 29 shkurti, dhe Hong Kongu, pa asnjë infeksion për 5 ditë rresht. Australia dhe Zelanda e Re janë në rrugë të ngjashme.

■Edhe pse disa vende tregojnë përparim, Britania nuk është e gatshme të heqë bllokimin tha kryeministri Boris Johnson. Ai premtoi të publikojë një hartë javën e ardhshme për planin e rihapjes së vendit.

■Të varfërit në botë: Vala e papunësisë e sjellë nga bllokimet e Covi-19 mund të shkaktojë rënien në varfëri edhe më të madhe të të paktën gjysmë miliard njerëzve këtë vit. Kjo është rritja e parë globale në shkallën e varfërisë që nga viti 1998, sipas Bankës Botërore.

■Në ShBA: 3.8 milion punëtorë të tjerë aplikuan për siguracione të papunësisë javën e kaluar, duke e çuar totalin në 30 milion.

■Europa është në prag të një rënieje ekonomike të pa hasur që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, dhe më e keqja akoma nuk ka ardhur, tha Christine Lagarde, presidente e Baknës Qendrore Europiane.

■Kryeministri i Rusisë, Mikhail Mishustin, 54 vjeç - i emëruar vetëm tre muaj më parë - doli pozitiv me Covid-19. Ndërkohë, Presidenti Vladimir Putin ka qenë çuditërisht pasiv gjatë pandemisë, thonë vëzhguesit.

■Udhëzimet kombëtare për qëndrimin në shtëpi skaduan në ShBA, por më shumë se 20 shtete do t'i mbajnë banorët në shtëpi për të frenuar shpërthimin e koronavirusit.

■Hezbollah: Gjermania e shpalli grupin militant libanez organizatë terroriste dhe ndaloi të gjitha aktivitetet në territoret e kontrolluara prej tij. Masa, e kërkuar për një kohë të gjatë nga Izraeli dhe ShBA, paraqesin një goditje për mundësitë e grupit për të operuar në Europë.

■Sudan: Një ligj i ri e konsideron vepër kriminale prerjen e organeve gjenitale të grave, një praktikë që nëntë në dhjetë gra sudaneze thuhet se i janë nënshtruar.

■Izrael: Prokurori i Përgjithshëm tha se as akuzat penale ndaj Kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe as kushtet e marrëveshjes së koalicionit që ai arriti me një ish rival, nuk duhet ta skualifikojnë nga formimi i një qeverie të re.

■Teknologji: Apple tha që shitjet u rritën në tre mujorin e parë të vitit pavarësisht pandemisë, dhe kjo sinjalizoi besim duke çuar në riblerje të madhe të aksioneve të kompanisë. Shitjet e Amazon gjithashtu u rritën, por fitimi ra sepse u rritën kostot për të përmbushur kërkesat. Analistët presin që tremujori i dytë të jetë shumë më i keq.

■Linjat ajrore: Dy transportuesit kryesorë – American Airlines dhe Delta - u bashkuan me Lufthansa, JetBlue dhe Frontier duke u kërkuar të gjithë pasagjerëve që të vendosin maskë gjatë javëve të ardhshme, një politikë që do të vlejë edhe për stjuartët

Të fundit