Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në botë

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

Italia fillon rihapjen kaotike: vendi me shpërthimin më vdekjeprurës në Europë, hyn sot në fazën e rihapjes, megjithëse protestat e politikanëve, biznesit dhe kryebashkiakëve, të hutuar në lidhje me planet e qeverisë, kanë krijuar pështjellim.

Restorantet mund të ofrojnë shërbime take out (me vete), por trattoria-të dhe baret nuk mund të ulin klientë edhe për disa javë. Mijëra pronarë të bizneseve të vegjël u kanë dhënë kryebashkiakëve çelësat e restoranteve si formë proteste, duke thënë se këto kushtet do ta bëjnë të pamundur të bërit biznes.

■Kryeministri britanik Boris Johnson foli për përvojën e tij të vështirë në luftën kundër koronavirusit në një intervistë për gazetën ‘The Sun’. Edhe pasi mori “shumë litra oksigjen” ndërsa ishte në spital, z. Johnson tha se nuk po përmirësohej dhe nuk mund ta kuptonte pse.

■ Të dielën, Spanja raportoi 164 vdekje dhe 838 infeksione të konfirmuara, numrat më të ulët të përditshëm që nga muaji mars kur vendi shpalli karantinën.

■ Presidenti Vladimir Putin po bën pak për të ndihmuar bizneset e vogla të vendit përgjatë bllokimit nga Covid-19, edhe pse kufizimet kërcënojnë të zhbëjnë dekada të suksesit ekonomik.

■ Ish Presidenti Geoge W.Bush u bëri thirrje amerikanëve të linin mënjanë dallimet partizane dhe të shfaqin empati për ata që preken nga koronavirusi. Presidenti Trump e priti me kritika.

■ Myslimanët francezë, të pamundur për të riatdhesuar trupat e të vdekurve në vendet e origjinës, përballen me mungesë varresh për të afërmit.

■ Në Londër, të paktën 28 ​​shoferë autobusësh kanë vdekur që nga shpërthimi i virusit. Ndërsa janë vendosur masa të reja për t'i mbrojtur, disa shqetësohen se është shumë pak, shumë vonë.

THELLE

Reagimet kundër Kinës

Në të gjithë globin, po grumbullohet një reagim i ashpër kundër Kinës për keqmenaxhimin fillestar të shpërthimit të koronavirusit.

Australia ka bërë thirrje për hetim mbi origjinën e virusit. Gjermania dhe Britania janë në mëdyshje për të bërë biznes me gjigantin e teknologjisë kineze Huawei. Presidenti Trump ka thënë se do të ndëshkojë Kinën, dhe qeveritë e tjera duan të padisin Pekinin për dëmet duke kërkuar dëmshpërblime.

Kina është përgjigjur në mënyrë agresive, me një përzierje të ndihmës mjekësore me kërcënimet ekonomike. Toni i ashpër është shenjë se sa të rrezikshëm i konsiderojnë udhëheqësit e Kinës pasojat e virusit në kredibilitetin e tyre të brendshëm.

"Mosbesimi ndaj Kinës është përhapur aq shpejt sa i takon virusit sa asnjë ministri e tyre nuk di si ta trajtojë atë", tha një ekspert në Gjermani.

Vërejtje zyrtare: Mike Pompeo, Sekretari amerikan i shtetit, tha të dielën se "ka prova të mëdha" se koronavirusi e ka origjinën në një laborator kërkimor në Wuhan, Kinë. Por agjensitë e inteligjencës amerikane thonë se ende nuk kanë arritur në përfundime mbi origjinën e virusit.

Të fundit